Pas takimit me Trumpin, Sharaa flet për luftën që ka bërë kundër amerikanëve

Pas vizitës historike të parë të një presidenti sirian në Shtëpinë e Bardhë, Ahmed al‑Sharaa, ish‑luftëtar në Siri dhe Irak, dha një intervistë ekskluzive për The Washington Post, në të cilën foli për rivendosjen e marrëdhënieve midis Damaskut dhe Uashingtonit, bisedimet me Izraelin, sanksionet amerikane, zhdukjen e gazetarit Austin Tice dhe rrugëtimin e tij nga rebelimi deri te kreu i shtetit.

Sharaa, i cili foli me ndihmën e një përkthyesi, theksoi se qëllimi i tij kryesor ishte të hapte një kapitull të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat, sipas tij, “që njëqind vjet janë në anë të kundërta të historisë”.

“Qëllimi më i rëndësishëm këtë herë ishte ndërtimi i marrëdhënieve midis Sirisë dhe Shteteve të Bashkuara, sepse gjatë 100 viteve të fundit ato nuk kanë qenë të mira. Kërkuam interesa të përbashkëta dhe i gjetëm, nga siguria te ekonomia. Stabiliteti i Sirisë ndikon në të gjithë rajonin, po ashtu edhe paqëndrueshmëria e saj”, tha Sharaa.