Përkujtohet “Rexha”, Kontributi i tij për sportin i paharruar! (foto/arhivë)

Në katërmbdhjet vjetorin e vdekjes së legjendës së Tërnocit, Rexhep Adili – Rexha sot u mbajt një tubim përkujtimor në ambientet e klubit Tërnoci.

Para familjarëve të “Rexhës”, kolegëve, shokëve të skuadrës dhe nxënësve të tij u përkujtua se sa shumë kontriboi ai për futbollin dhe sportin në përgjithësi.

Si një pedagog i sportit dhe themelues i shkollës së futbollit në Tërnoc, Rexha padyshim mbetet ikona e futbollit në Luginë të Preshevës dhe më gjërë. Përveç në sport, mbetet i paharruar edhe kontributi i tij për qështje kombëtare, e sidomos ndihmave të dërguara në Kosovë.

Pas tubimit në ambientet e klubit, pjesmarrësit vazhduan edhe tek varri i tij ku u vendosën edhe kurorat me lule.

Me këtë rast, vajza e Rexhës faliminderoi të gjithë për mbështetjen që ju është dhënë familjes gjatë kësaj periudhe.

Familjarët e Rexhës
Bashkëlojtarët, kolegët dhe nxënësit e Rexhës
Rexha me nxënësit e tij
Qemal Stafa, 1992 – Ndeshja me Partizanin (Tiranë)