Fundjava e KF Tërnocit, tri ndeshje në shtëpi!

Këtë fundjavë në Tërnoc zhvillohen tri ndeshje kampionale.

Të shtunën, pionirët dhe fatosat zhvillojnë ndeshjet e tyre nga ora 10:00 dhe 12:00 kundër ekipit Vuçje.

Të dielën ekipi i parë zhvillon ndeshjen kampionale kundër Toplliçanin nga Prokupla, pretendent kryesorë për vendin e parë në kampionat.

Ndeshja e rëndësishme e seniorëve zhvillohet nga ora 17:00.

Ndeshjet zhvillohen në stadiumin e Tërnocit në temperaturë të përshtatshme për të ndjekur ndeshjet./spektri