Pesë përfitimet befasuese të ngrënies së bajameve

Bajamet janë të shijshme të shëndetshme si dhe të pasura me lëndë ushqyese. Sot, ato janë gjithnjë e më të zakonshme në dietën e rregullt, sepse mund të plotësojnë nevojat ditore për disa lloje vitaminash dhe mineralesh esenciale. Nutricionistët këshillojnë të hani çdo ditë një grusht bajame për të plotësuar nevojat e trupit për lëndë ushqyese.

Sipas Times Of India, ka deri në pesë përfitime të konsumit të rregullt të bajameve për të cilat mund të mos i keni ditur.

Janë të pasura me antioksidantë

Studime të shumta kanë treguar rëndësinë e antioksidantëve në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi. Bajamet janë një nga burimet më të pasura të antioksidantëve që mbrojnë trupin tonë nga stresi oksidativ, inflamacioni dhe plakja, transmeton Klankosova.tv.

Ato përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës E

Vitamina E është një nga vitaminat thelbësore që ndihmon në funksionimin e zemrës sonë dhe gjithashtu ka përfitime të vërtetuara për njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit. Sipas dietologëve, bajamet janë të pasura me vitaminë E dhe vetëm 28 gramë bajame supozohet se mund të plotësojnë 50 për qind të nevojave ditore për këtë vitaminë të rëndësishme.

Janë të pasura me magnez

Një tjetër lëndë ushqyese që i bën bajamet një ushqim mrekullibërës është magnezi. Edhe pse kjo mund të jetë e panjohur për shumë njerëz, hulumtimet kanë treguar se magnezi kontribuon në performancën më të mirë të më shumë se 200 funksioneve të ndryshme në trupin tonë. Sipas rekomandimeve të ekspertëve, një i rritur i shëndetshëm duhet të konsumojë 420 miligramë magnez në ditë, transmeton Klankosova.tv.

Ato mund të ndihmojnë në kontrollin e peshës trupore

Duke marrë parasysh që një grusht bajame përmbajnë sasi të mëdha fibrash, këto arra janë një burim i shkëlqyer i fibrave dietike. Prandaj, nëse hamë një grusht bajame çdo mëngjes, mund të qëndrojmë të ngopur më gjatë. Siç shpjegojnë dietologët, kjo si pasojë do të reduktojë marrjen e kalorive gjatë ditës dhe do të mbajë peshën tonë nën kontroll.

Ato ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të zemrës

Sasia e magnezit në bajame i bën ato një ushqim të shkëlqyer për zemrën tonë dhe disa studime kanë zbuluar rëndësinë e konsumit të rregullt të tyre në kontrollin e presionit të gjakut. Antioksidantët e pranishëm në bajame përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe ulin presionin e gjakut, dhe gjithashtu besohet se bajamet kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak, transmeton Klankosova.tv.