Ronaldo shpenzon pakëz nga pasuria e tij e majme, ekspozon orën jashtëzakonisht të shtrenjtë

Cristiano Ronaldo e ka ekspozuar orën e tij jashtëzakonisht të shtrenjtë, por që kushton shumë lirë në raport me pagën e tij të majme te Al-Nassr.

Superylli i futbollit u bë sportisti më i paguar në botë kur u transferua te klubi nga Arabia Saudite në fund të vitit të kaluar.

Ai përfiton 200 milionë euro në vit nga paga dhe aktivitetet komerciale te Al-Nassr. Prandaj, 38-vjeçari nuk heziton të shpenzojë shuma të mëdha për gjësende luksoze.

Së fundmi, Ronaldo ka pozuar me një orë të bukur në rrjetet sociale që ka marrë vëmendjen e fansave.

Në bazë të njoftimit të The Sun, është fjala për orën e brendit Jacob & Co, e cila kushton 865.000 euro.

Edhe pse është orë jashtëzakonisht e shtrenjtë, CR7 ka mjaftueshëm para për të bërë shpenzime të tilla, meqenëse për vite të tëra është ndër sportistët më të paguar në planet.

Më shumë se 855 milionë fansa e ndjekin Ronaldon në rrjetet sociale (të kombinuar në Instagram, Facebook, Twitter…) dhe ai përfiton rreth katër milionë euro në javë. /Telegrafi