Presheva dhe Ministria shqiptare e Bujqësisë me marrëveshje bashkëpunimi

 

Memorandumi u nënshkrua nga kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani  dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Andis Salla, dhe synon forcimin e bashkëpunimit institucional në këtë sektor.

Sipas kryetares Sinani, kjo marrëveshje hap një kapitull të ri të bashkëpunimit institucional dhe krijon mundësi konkrete për mbështetjen e fermerëve, modernizimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural në komunën e Preshevë.

Ajo falënderon ministrin Salla për përkushtimin dhe vullnetin për të thelluar bashkëpunimin, si dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd për mbështetjen dhe rolin e saj në forcimin e lidhjeve institucionale.

“Kryesia e Komunës së Preshevës mbetet e përkushtuar për të ndërtuar partneritete të forta që sjellin zhvillim konkret dhe mundësi të reja për fermerët dhe ekonominë lokale”, thekson Sinani.