Presheva në ekran: Argjent Memeti bëhet pjesë e serialit “Sultan Schatz”

Ka dalë prej kohësh në YouTube seriali shqiptar “Sultan Schatz”, i cili ka fituar vëmendje për mënyrën reale dhe emocionuese se si paraqet jetën e të rinjve shqiptarë në diasporë.
Ky serial tregon historinë e një të riu nga Kosova që largohet për një jetë më të mirë jashtë vendit — veçanërisht në Gjermani — duke u përballur me sfida, punë të vështirë, dashuri, humbje dhe dështime që janë pjesë e përditshmërisë së mërgimtarëve.
Xhirimet janë realizuar në Kosovë dhe Gjermani dhe projekti është vlerësuar për temën e tij të ndieshme dhe realism që i afron spektatorit jetën reale të shqiptarëve larg atdheut.
Së fundmi në këtë projekt merr pjesë edhe Argjent Memeti, një i ri nga Presheva, i njohur me nofkën “Presheva” në serial — jo si aktor profesionist, por si protagonist i historisë që përshkruan sfidat e jetës në mërgim.