Presidentja Osmani në Bondsteel: Prezenca e ushtrisë amerikane është garanci e sigurisë në vendin tonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mëngjesin e sotëm ka vizituar kampin Bondsteel.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovës është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë.

“Sot në mëngjes në Bondsteel, në ndërrimin e komandës ndërmjet Kol. Matthew O. Dinenna dhe Kol. Terry A. Saul. Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë!”, shkroi ajo.

Sot në mëngjes në Bondsteel, në ndërrimin e komandës ndërmjet Kol. Matthew O. Dinenna dhe Kol. Terry A. Saul.Prezenca…/Sinjali