Protestat vazhdojnë, liderët evropianë diskutojnë për Kosovën

Për të pestën ditë që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë mobilizuar në tri komunat veriore – Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan – për të kundërshtuar me dalje në rrugë ushtrimin e detyrës së kryetarëve të rinj nga objektet komunale.

Në ditët e kaluara tensionet kanë qenë evidente, ndërsa dje situata ishte pak më e qetë.