Pse edhe njerëzit e dobët kanë kolesterol të lartë? Shkaku që shumica nuk e dinë

Pamja e jashtme mashtron – edhe ushqimi i shëndetshëm nuk mjafton gjithmonë

Hulumtimet në fushën e gjenetikës dhe lipideve tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak përcaktohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha trupore apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon pjesën më të madhe të kolesterolit në organizmin tonë, ndërsa ritmi i kësaj prodhimi kontrollohet kryesisht nga gjenet. Për këtë arsye, disa njerëz, edhe pse ushqehen shëndetshëm dhe ushtrojnë rregullisht, mund të kenë nivel të lartë të kolesterolit LDL, i cili grumbullohet në muret e arterieve dhe me kalimin e kohës i ngushton ato, duke rritur rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.