Pagesa e ndihmës financiare prej 20.000 dinarë do të fillojë më 10 shkurt të këtij viti për të gjithë shfrytëzuesit, të cilët i plotësojnë kushtet, kanë njoftuar Fondi Republikan për Sigurim Penzional dhe Invalidorë.
“Pagesa për ndihmën e shfrytëzuesve të cilët e kanë fituar të drejtën duke përfunduar më 31 janar do të mbulohet nga 10 shkurti dhe do të paguhet përnjëherë, pas vendosjes së pagesës së pensioneve”, thuhet në njoftimin e fondit SPI-së.
Shfrytëzuesit të cilët i përmbushin kushtet në përputhje me këtë Konkluzion të Qeverisë, por edhe në bazë të pagesave të mëhershme, nuk do të ketë nevojë që të paraqitet për ndihmë, por të hollat automatikishit do të i paguhen./Spektri