Publikohet video e arrestimit të Bujanocasit dhe personave nga Nishi (video)





Katër të rinj nga Nishi dhe një nga Bujanoci janë arrestuar nën dyshimin se kanë kontrabanduar 10 kilogramë marijuanë nga Kosova në Serbi, të destinuara për tregun e Nishit, është bërë e ditur nga MPB.

Anëtarët e MPB-së Nish, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Kriminale dhe UP-së për qytetin e Beogradit, dhe me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Nish, arrestuan F. A. (1995) nga rrethina e Bujanocit, N. P. (1997). S. M. (2000), D. B. (1996), dhe I. M. (1993) nga Nishi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike.

Gjatë kontrollit në makinën e drejtuar nga N.P. u gjetën më shumë se 10 kilogramë marijuanë e paketuar për rishitje.

Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, ndërsa me kallëzim penal do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Nish.
Video e Arrestimit