Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Republikan për Statistika, paga mesatare në Serbi për muajin qershor, pa kontributet penzionale ka qenë 74.302 dinarë, raporton Spektri.
Nga 204 Komuna dhe qytete sa llogaritet paga mesatare, Presheva gjindet në vendin 203, të parafundit, me pagë mesatare 50.627 dinarë.
Hiq më mirë nuk qëndron as Bujanoci që gjindet në vendin 199, me një pagë mesatare prej 52.109 dinarë.
Sipas Institutit Republikan për Statistika, komunat e rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës janë komunat me pagën mesatare më të vogël në Serbi.
Në rrethin e Pçinjës komuna me pagën më të madhe është Vlladiçin Hani me 59.093 dinarë, ndërsa Presheva më të voglën.
Në Serbi pagën mesatare më të lart e ka komuna e Vraçarit me mesatare 124.705 dinarë, ndërsa paga më e vogël mesatare është në Bojnik, me 49.199 dinarë.
Në kryeqitet, në regjionin e Beogradit paga mesatare është 93.745 dinarë. /Spektri