Deri më 31 gusht, çmimi maksimal i euro dizelit në pompa është i kufizuar në 217,5 dinarë për litër, dhe benzina Euro premium BMB në 183 dinarë për litër, ka njoftuar sot Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë.
Kjo do të thotë se dizeli është rritur për 7.5 dinarë dhe benzina për 3 dinarë krahasuar me çmimet e kësaj jave.
Ministria u ka kujtuar pikave të benzinës se janë të detyruara të aplikojnë çmimet e përcaktuara me pakicë të derivateve të naftës menjëherë pas publikimit të tyre në faqen zyrtare të Ministrisë./spektri