Ralph Fiennes zbulon nëse do të rikthehej në rolin e Harry Potter

Ralph Fiennes ka thënë se do të donte shumë të riluante rolin e tij si armiku i betuar i Harry Potter, Voldemort, por ai mendon se “anija ka lundruar”.

Aktori britanik luajti rolin e keqbërësit në serialin origjinal të filmave nga viti 2005 deri në vitin 2011.

Një adaptim televiziv i HBO-së i serialit të suksesshëm të librave është aktualisht në prodhim, dhe ndërsa shumica e kastit të ri është njoftuar, roli i Voldemortit nuk është konfirmuar ende, shkruan BBC.

Duke u shfaqur në emisionin “The Claudia Winkleman Show” të BBC-së, Fiennes tha: “Mbaj mend që më bënë pyetjen ‘a do ta riinterpretoja rolin?’

“Kjo ndodhi disa vite më parë. Dhe unë thashë: ‘Po, do të doja shumë”.

Megjithatë, ai tha se “asgjë nuk ka ndodhur” që atëherë dhe mendon se “ajo anije ka lundruar”.