Rama niset drejt Hagës: Do të takoj Hashim Thaçin, drejtësia do të fitojë

Kryeministri Edi Rama u fut në një video live nga Brukseli, ku tha se po shkon në Hagë për të takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama shprehu shqetësimin e tij për mënyrën se si po funksionon drejtësia ndërkombëtare ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe theksoi se procesi është larg standardeve demokratike dhe të respektimit të të drejtave të njeriut.

Në këtë kontekst, Rama vlerëson se çdo vendim i ardhshëm duhet të reflektojë mbi standardet demokratike dhe integritetin e institucioneve ndërkombëtare.