Ramadani: Nga muaji MAJ do të fillojnë punën dy grupe të grupmoshave 1-2 vjece në gjuhën shqipe në Entin Parashkollorë “Gëzimi ynë”

Kryetari i Kuvendit Komunal të  Komunës së Bujanocit Enver Ramadani  përmes një postimi në facebook ka bërvëtë ditur se nga muaji Maj i po këtij viti do të hapen dy paeralele në gjuhën shqipe për grupmoshat 1 dhe 2 vjet..
Ai tutje ka theksuar se “cdo tentativ për të neglizhuar këtë ceshtje është diskriminim direk i fëmijëve shqiptar” .
Ja dhe postimi i tij i plotë:
“Pas shumë diskutimeve në Kuvendi Komunal i Bujanocit – Skupština Opštine Bujanovac e qindra shkresave dërguar nga ana jonë si Kuvend Komunal drejtuar E. P. Gëzimi Ynë, sot jemi dakorduar që nga muaji MAJ të fillojnë punën dy grupe të grupmoshave 1-2 vjece në gjuhën shqipe në këtë Ent Parashkollorë.
Konkluzioni për hapjen e paraleve i nxjerr nga Kuvendi Komunal i datës 29.12. 2020 dhe me komision të formuar nga këshilltarët e Kuvendit komunal për hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe pati insistuar rregullisht për hapjen e ketyre paraleve duke u bazuar në kërkesat e prindërve dhe nevojën e tyre për regjistrimin e fëmijëve në këtë institucion.
Është e paqartë mos dëshira e deritanishme nga ky institucioni E. P Gëzimi Ynë të cilin e financon Komuna e Bujanocit 100% për hezitimin e hapjeve të këtyre paraleve dhe neglizhimin e deritanishëm të kesaj kërkese dhe pritjes në radhë të fëmijëve për tu regjistruar dhe edukuar, e cila e drejtë ju garantohet me ligj.
Sot edhe njëherë u kam bërë të qartë të gjithë pjesëmarrësve të takimit se çdo tentim për të neglizhuar këtë çështje të rëndësishme për ne nuk është tjetër veçse diskrimin direkt ndaj fëmijëve të një komuniteti.
Presim hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe!
Falënderit për angazhimin!
Komisioni për hapjen e grupeve në gjuhen shqipe.
Kryetar i Knsh Nevzad Lutfiu
Zv. Kryetar i komunës Shqiprim Musliu
Kabinetit kryetarit Komunës Sali Salihi
Ka kohë që prindërit shqiptar kanë kërkuar hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe por kërkesa e tyre është shpërfillur edhe pse numri i fëmijëve shqiptar po rritet cdo dite në listën e pritjes për regjistrmim e këtij enti parashkollor.