Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqipëtar, Enkel Rexhepi, ka reaguar pas stërvitjes ushtarake të Serbisë në territorin e Komunës së Bujanocit, pranë kufirit me Republikën e Kosovës.
Rexhepi ka theksuar se “Stërvitjet ushtarake të Serbisë në territorin e Komunës së Bujanocit, pranë kufirit me Republikën e Kosovës, është një provokim i radhës ndaj popullatës shqiptare”.
Sipas tij “Këto veprime janë të papranueshme dhe të rrezikshme, duke rikthyer klimën e frikës dhe pasigurisë në vend”.
Ky është reagimi i Rexhepit në rrjetet sociale:
https://www.facebook.com/enkel.rexhepi/posts/pfbid02sUM5jy9yy5V2pXieb2zNPhNPDYKBziH9qe6k7XrK74RWqX6XVvxVnwgmmnY4zYdBl