Boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, në meçin e zhvilluar në Augsburg të Gjermanisë.
Ai fitoi me pikë pas dhjetë raundesh në përballjen që i takonte kategorisë gjysmë të rëndë e s’ishte e vlefshme për ndonjë titull apo kualifikuese për ndonjë titull.
Për 37-vjeçarin Krasniqi ishte meçi i parë nëntë muaj pas fitores shumë të diskutueshme ndaj Nadjib Mohammedit në Prishtinë.
Për kosovarin ishte fitorja e 54-t në karrierë. Krasniqi ka pësuar shtatë humbje në karrierë në boksin profesionist.
Krasniqi ka paralajmëruar edhe pak meçe të tjera para fundit të karrierës.
Në mbrëmjen solide të boksit në Augsburg kanë boksuar edhe disa shqiptarë të tjerë.