Ronaldo largohet në janar, ja tre emrat e propozuar për të zëvendësuar portugezin te Mançester Junajtid





Kristiano Ronaldo duket se do të largohet përfundimisht nga Mançester Junajtid në merkaton e janarit dhe drejtuesit janë vënë menjëherë në ndjekje të zëvendësuesit të tij.

ronaldo

Siç raporton media britanike, “The Mirror”, trajnerit Ten Hag I janë paraqitur tre emra në tavolinë.

Patrik Shik i Bajer Leverkusenit, Xhonatan Dejvid i Lilës dhe Musa Dembele i Lionit shohen si zëvendësuesit e duhur të portugezit, i cili nuk ka ndërmend të vazhdojë më shumë me “Djajtë e Kuq”.