“Paske pi içik. Ku e blen mallin?”, Ronela Hajati iu përgjigjet kritikëve





Ronela Hajati njihet si një ndër këngëtaret më të lira që vepron ashtu siç i vije.

Por, duke qenë personazh publik ajo shpesh kritikohet për lirshmërinë e saj duke u akuzuar se përdor edhe substanca narkotike.

Së fundmi, ajo ka reaguar përmes një InstaStory duke treguar për mënyrën se si komentohet e qeshura e saj.

“Komenti më idiot shqiptar, po të panë duke qeshur: “Paske pi içik o jeta”, “Ku e ble këtë mallin”, “Sa paske pi mi””, ka shkruar artistja duke ironizuar kritikët. /Kosovarja/