Rruga e vështirë e ekipeve të barazhit për të u kualifikuar për Kupën e Botës

Fituesit e grupeve në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës tani janë të qetë, pasi siguruan një pozitë direkte në Katar. Ndërsa edhe 12 përfaqësuese po luftojnë për tre vendet e mbetura. Mes tyre është katër herë kampioni i botës dhe kampioni aktual i Europës, Italia. Por edhe ish-kampionia e Evropës, Portugalia, si dhe Rusia, Maqedonia e Veriut, Polonia, Suedia..

Kualifikim të drejtëpërdrejt për në Botërorin 2022 në Katar si fitues të dhjetë grupeve të kualifikimeve evropiane kanë siguruar Serbia (A), Spanja (B), Zvicra (C), Franca (D), Belgjika (E), Danimarka (F) dhe Holanda (G), Kroacia (H), Anglia (I) dhe Gjermania (J).

Ndërsa një vend për Katarin do ta kërkojnë edhe 12 përzgjedhje të tjera përmes play-off-it, dhjetë prej të cilave fituan vendin e dytë në grupet e tyre. Këto janë: Portugalia (A), Suedia (B), Italia (C), Ukraina (D), Uellsi (E), Skocia (F), Turqia (G), Rusia (H), Polonia (I) dhe Maqedonia e Veriut (J).

Janë edhe dy përzgjedhje, të cilat e kanë fituar të drejtën e barazhit përmes Ligës së Kombeve. Këto janë Austria dhe Republika Çeke.

Shorti për play-off-in është caktuar për të premten e 26 nëntorit në orën 17:00, kur do të mësojmë se cilat kombëtare do të luftojnë me njëra-tjetrën për të shkuar në Botëror.

Reprezentacionet do të ndahen në tre pista për katër skuadra dhe do të luhen dy raunde nga një ndeshje. Në raundin e parë pritës do të jenë reprezentacionet me statusin e bartësit, ndërsa në raundin e dytë do të vendosë shorti.

Ferri” deri në Botëror

Liderët janë Portugalia, Skocia, Italia, Rusia, Suedia dhe Uellsi dhe këto skuadra nuk do të mund të takohen me njëra-tjetrën në raundin e parë. Rivalët e tyre potencialë janë Polonia, Maqedonia e Veriut, Turqia, Ukraina, Austria dhe Republika Çeke. Fituesit e raundit të parë do të luajnë tre finale për tre vendet e mbetura për finalen e Kupës së Botës. Rrugë jo e lehtë… Tani ndoshta është e qartë pse Cristiano Ronaldo qau pas disfatës nga Serbia në Lisbonë. Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të shkosh në Katar.

Për shkak të temperaturave të larta në Katar, Kupa e Botës për herë të parë në histori do të mbahet në muajt e ftoht. Ai do të zgjasë nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022./Spektri