KF Lugina kampion vjeshtor në ligën e Rrethit të Pçinjës!

Me fitore e sotme në udhëtim, klubi preshevar “Lugina” ka mbyllur sezoni vjeshtor në krye të tabelës në ligën rajonale të Rrethit të Pçinjës.

KF Lugina ishte misafirë i Radniçki 2021 nga Vranja, të cilën e mundi me rezultat të thellë 7:0.

Me këtë fitore, Lugina e mbyll sezonin vjeshtorë me 8 fitore, 1 baraz dhe 1 humbje, me gjithsejt 25 pikë të grumbulluara. Pas saj në renditje gjinden Mineralac dhe Mladost, Bosiligradi me 22 pikë, përkatësht 19 pikë. /Spektri

Foto e publikuar nga KF Lugina, pas fitores së sotme në Vranjë.