Salihi: Me paratë e dhëna nga Tirana për Sallën e Sportit, Komuna ka paguar rrogat e muajit dhjetor

Këshilltari nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin Komunal të Bujanocit, Rahim Salihi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka kritikuar pushtetin aktual dhe ka njoftuar se komuna pagat e dhjetor i ka paguar duke shfrytëzuar donacionin e dhuruar nga Tirana.

“A e dini se Komuna e Bujanocit, për realizimin e pagave të muajit dhjetor, ka shfrytëzuar mjetet nga donacioni i Bashkisë së Tiranës, të destinuara për ndërtimin e Sallës së Sportit në Shkollën Fillore “Naim Frashëri”?”

Sipas tij “ky nuk është menaxhim i mirë, ky është skandal” .

Ky është postimi i plotë i Salihit: