Shkëndije Mujaj e pranon: Ende më pëlqen të ekspozohem





Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Shkëndije Muajaj, e cila përmes një lidhje Skype nga Zyrihu tregoi më shumë për jetën e saj personale.
Ajo iu përgjigj komenteve paragjykuese që vënë në dukje ekspozimin e formave duke thënë thjesht “më pëlqen të ekspozohem se s’ më janë shuar ende nepsi dhe dëshirat”.

Ajo tregoi se falë besimit në Zot, ka gjetur një paqe që re ka kërkuar prej vitesh dhe s’ do që askush t’ia prishë. Madje as edhe partneri i jetës.
E pyetur nga Bieta, ajo tha se dëshiron që partneri ta respektojë dhe t’i falë paqe shpirtërore. Ndërsa për fëmijë, Shkëndija pohoi se dëshiron një fëmijë “hallall” dhe një tjetër që të lutet për të.