Shqipëria e kualifikuar luan sot për vendin e parë

Shqipëria sonte luan kundër Ishujve Faroe në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024.

Kuq e Zinjtë tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Evropian për herë të dytë në histori.

Shqiponjat numërojnë 14 pikë në krye të grupit E dhe sonte nga ora 20:45 luajnë për ta siguruar këtë vend teksa ndiqen nga Republika Çeke që ka 12 pikë dhe një golaverazh prej 3+ golash.