Shqipëria votoi! PS drejt fitores në 52 bashki, PD kryeson 7, i “rrëmbehet” edhe Shkodra (Zhvillimet minutë pas minute)

Partia Socialiste e Shqipërisë ka fituar zyrtarisht deri tani 8 bashki, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë një bashki. Rezultatet e para u shpallën në tre bashki, konkretisht në Vorë, Elbasan dhe Kamzë ku është numëruar elektronikisht, e ndërsa vijuar numërimi në disa bashki.

Teksa numërimi ende vazhdon, në orët e para të 15 majit, Partia Socialiste kryeson dukshëm para opozitës duke marrë kryesimin në shumicën e bashkive. Kampi socialist udhëheq në bashkitë kryesore Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Tropojë, Kukës, dhe Devoll etj.

Sipas rezultateve paraprake PS po shkon drejt fitores në 52 bashki kurse koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” udhëheq garën elektorale në 7 bashki. Në Has, Fushë-Arrëz, Pukë, Mirditë, Rrogozhinë, Kuçovë, Belsh dhe Memaliaj.

Bashkitë ku është MBYLLUR VOTIMI deri më tani

Bashkia Elbasan:

Gledjan Llatja PS (56%) Luçiano Boçi BF (44%)

Bashkia Kamëz:

Rakip Suli PS (66.36%) Arjan Hioxha BF (35.32%)

Bilbil Bajraktari PD (4.32%)

Bashkia Vorë:

Blerim Shera PS (73.52%) Indrit Hoxha BF (26.48%)

Bashkia Pustec:

Pali Kolefski PS (63.67%) Pandi Jani (BF) (36.24%)

Bashkia Delvinë:

Besmir Veli PS (62.61%) lir Mehmeti BF (37.39%)

Bashkia Pukë

Rrok Dodaj BF (58.13%) Gjon Gjonaj PS (41.87%)

Bashkia Dropull

Thanas Maneka BF (14.87 %) Dhimitraq Toli PS (81.25 %) Kosta Garo Nisma Thurje (3.88 %)

Bashkia Tepelenë

Tërmet Peçi PS (82.67 %) Baftjar Imeri BF (10.33 %) Sokol Guga PD (7.00 %)

Bashkia Prrenjas

Nuri Belba PS (63.31%) Suzana Topi BF (36.69%)

NDIQNI ZHVILLIMET MINUTË PAS MINUTE

9:40 Tensionohet situata në Himarë, Fredi Beleri përmbys rezultatin në kutitë e fundit

Tensionohet situata në Himarë. Kandidati i koaliconit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, ka përmbysur rezultatin në kutitë e fundit që janë në numërim.

9:23 “Vuloset” rezultati në Rrogozhinë, kush kandidat e fiton

Ka mbaruar gjithçka në Rrogozhinë. Ka fituar kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla me vetëm 23 vota diferencë me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

9:08 Diferencë e ngushtë votash në Rrogozhinë mes kandidatit socialist dhe rivalit të “Bashkë Fitojmë”

48 nga 55 kuti votimi janë numëruar në Rrogozhinë, ku momentalisht kryeson kandidati socialist, Edison Molla me 10 vota më shumë ndaj rivalit të tij, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

8:58 Beteja për Elbasanin, socialistët fitore të thellë edhe në këshillin bashkiak

Një diferencë e thellë në rezultate vihet re dhe në këshillin bashkiak në Elbasan, ku PS ka marrë 28 mandate, “Bashkë Fitojmë” 13 mandate, PD e Alibeajt 7 mandate, PDIU 1 mandat.

8:56 Kandidatët pinë kafe bashkë ditën e zgjedhjeve, dalin rezultatet për Bashkinë Roskovec

Majlinda Bufi ka fituar një tjetër mandat në drejtimin e bashkisë Roskovec. Ajo ka fituar përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Erdit Harizaj me diferencë prej 579 votash.

8:42 Isai apo Lumani, kush kryeson në Kolonjë

Sipas rezultateve të deritanishme, socialisti Erion Isai, i cili kandidon për një mandat të dytë, kryeson garën me 3491 vota.

8:36 Tropoja me surpriza, kush kryeson në Kukës dhe Has

Në Bashkinë Kukës është kandidati socialit Safet Gjici që vijon të udhëheqë teksa janë numëruar 16 nga 73 kuti.

8:22 Tepelena mbyll numërimin, Tërmet Peçi i PS mund bindshëm kundërshtarët

Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Tepelenë, ku ka fituar bindshëm Tërmet Peçi i PS-së.

8:20 Gara në Finiq, PD dhe BF “kokë më kokë”, i parakalon partia e tretë në garë

Finiqi vijon numërimin e votave. Ndonëse kishte shpresë për PD zyrtare, deri tani me vota kryeson Partia e Minoritetit grek.

7:48 307 kuti të numëruara, kush kryeson në Tiranë

Deri më tani garën e kryeson bindshëm kandidati socialist Erion Veliaj ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi.

7:31 Vijon numërimi në Shkodër, Benet Beci vazhdon të kryesojë garën

Në Shkodër nga numërimi i 70 kutive nga 247, Benet Beci po fiton me rreth 3300 vota ndaj Bardh Spahisë së Partisë Demokratike.

7:16 Përfundon numërimi i votave, PS fiton bashkinë e Këlcyrës

Në Këlcyrë ka përfunduar numërimi i votave dhe fitues është shpallur Klement Ndoni.

7:10 Zgjedhjet/ PS siguron deri tani 7 bashki në rang vendi

Deri më tani Partia Socialiste ka arritur të sigurojë 7 bashki, ndërsa “Bashkë Fitojmë vetëm një bashki, atë të Pukës.

7:01 Përfundon numërimi në Pukë, “Bashkë Fitojmë” merr bashkinë e parë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Pukës. Pasi janë numëruar votat në 20 qendrat e votimit, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka triumfuar duke marrë kështu zyrtarisht bashkinë e parë. /Gazeta Express