Sipas ligjit në Kosovë, sulmuesja e të moshuarës në Pejë mund të dënohet me veç 6 muaj burgim, ose me gjobë





Vajza e arrestuar dhe e ndaluar për 48 orë pas publikimit të videos që tronditi opinionin në Kosovë, ku në një shtëpi të moshuarish brutalisht ushtron dhunë ndaj një gruaje në moshë, mund të dënohet vetëm gjashtë muaj me heqje lirie, ose edhe me gjobë.
Sipas ligjit aktual në Kosovë, përkundër dhunës dhe rrethanave ku është ushtruar ajo dhunë dhe ndaj kujt, ligji maksimalisht parasheh dënim deri në tri vjet – në rastin më të rëndë.

Anton Nrecaj – Këshilltar i lartë në Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal, ka treguar për Albanian Post klasifikimin e veprës dhe dënimin e paraparë me ligj.

“Fillimisht kualifikimi i veprës penale është i mangët, përpos veprës penale të sulmit është edhe vepra penale tjetër; abuzimi dhe keqtrajtimi i të moshuarve. Dënimi për secilën vepër penale është nga ajo shqiptimi i gjobës deri ai me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet burgim”, pohon Nrecaj.

Por, tashmë vepra është kualifikuar dhe sipas prokurorisë, në këtë situatë të dhunimit të moshuarës “kemi të bëjmë me sulm”.
Veprën për Albanian Post e ka konfirmuar edhe Prokuroria në Pejë.
Arbër Jashari, njohës i fushës së Drejtësisë, deklaron se “për këto veprime, ligji ka paraparë dënim me burgim prej 6 muaj deri ne 3 vjet”.
Por, në vepër nuk duhet të jetë vetëm sulmuesja, sqaron Ndrecaj.

“Po te njëjtën dënim duhet t’u shqiptohet edhe personave tjerë përfshirë edhe personin i cili ka xhiruar gjithë ngjarjen duke cenuar dinjitet e viktimës”, deklaron ai.

Çfarë ndodhi në Pejë?
“Kuku”, bërtet një e moshuar e cila është zënë peng nga një vajzë – që nga veshja duket se është punonjëse e institucionit për të moshuar.

Por britmat janë krejtësisht të kota sepse e reja pamëshirshëm vazhdon ta godas.

“Çka po sillka more”, thotë një tjetër vajzë që xhironte dhunën që po ushtrohej brutalisht.
Me shumë gjasë, ngjarja ndodhte brenda ambientit të Shtëpisë për të Moshuar në këtë qytet.

Në videon e publikuar vajza s’pushon së godituri, derisa e moshuara dëshpërimisht kërkon t’i ikën.
“Pak jom t’u ia hi, qysh di me sill unë, pak jom t’u ia hi”, inkurajohet dhunuesja tashmë e arrestuar nga policia e Kosovës për sulm fizik.

Derisa ajo godet e të tjerat i buzëqeshin aktit barbarë, njëra prej tyre thotë me buzëqeshje se po e xhirojnë rastin “për media”.
Në anën tjetër, sulmuesja vazhdon pos shuplakave që nuk ndalen edhe t’i kërkojë llogari të moshuarës.

“Ti po do m’u shty me mua a, ti?”, thotë ajo.

Kur i duket se nuk mjaftojnë goditjet me dorë, ajo mbështet për muri viktimën dhe sulmon me këmbë.

E godet me gju në barkë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar për Albanian Post, se është arrestuar vajza që ka dhunuar të moshuarën në shtëpinë e pëlqeve “Orenda” në këtë qytet.
Pos saj, është arrestuar edhe një person tjetër – motra kujdestare në këtë shtëpi.
“Po mund të ju konfirmoj se i kemi sjellur në stacionin policor këtu në Pejë. Përveç vajzës që ka ushtruar dhunë është arrestuar ed Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, deklaroi për Albanian Post, se rasti veçse është procedura nga policia në Pejë.

Edhe Prokuroria e Pejës ka konfirmuar për Albanian Post se ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“Me të marrë informacionin dhe me të parë videon prokuroria në Pejë ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe njësitë relevante, dhe janë duke shkuar në vendin ku po dyshohet se është kryer vepra penale”, tha ai për AP.

Gjithashtu, prokuroria përmes komunikatës për media ka bërë të ditur se dy personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë.
“Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Sulmi’ dhe veprën penale ‘ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.he motra kujdestare që ka qenë në shtëpinë e Pleqve”, ka thënë Gashi.

Reagimet pas sulmit në Pejë
Ministri i Punëve të Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj sulmit që është bërë ndaj një të moshuare në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë.
Ai ka kërkuar që të sillen para drejtësisë të gjithë personat e implikuar në këtë sulm.
“Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë. Veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje.
“Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Gjithashtu, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri përmes një njoftimi në rrjetin e tij social ka reaguar pas rastit të dhunimit të moshuarës në ambientet e Shtëpisë për të Moshuar në qytetin e Pejës, nga një punonjëse në këtë institucion.

Sipas tij Komuna e Pejës nuk menaxhon me asnjë institucion i cili ofron shërbime për kujdesin e të moshuarve.
“Ftoj publikisht inspektoratin e shëndetësisë dhe organet e rendit që ta trajtojnë këtë rast”, ka shtuar ai.
Për anëtaren e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku motra kujdestare e cila në mënyrë të pamëshirshme godet një të moshuare është kriminele.
“Nuk pata forcë me e shiku deri në fund videon në të cilën disa infermiere e sulmonin fizikisht dhe e maltretonin psiqikisht një grua të moshuar në Pejë”, ka shkruar Çitaku në rrjetin e saj social në Facebook. “Emrat e tyre duhet të publikohen. Tu merret e drejta e punës në institucione shëndetësore, si dhe të ndiqen penalisht”, ka shtuar ajo.

E tmerruar nga ky akt barbar ka mbetur edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.
Ajo e mllefosur pasi ka parë pamjet që po qarkullon në medie, ka bërë thirrje organeve të rendit që të merren urgjentisht me rastin.
“Aty po aq fajtore janë ato tjerat që qeshin derisa kolegia e tyre është në aksion. Gjest i poshtër, i ulët dhe barabar”, ka shkruar Bajrami në rrjetin e saj social në Facebook.
Sipas saj të sëmurët mentalisht nuk duhet të lejohen të shërbejnë/punojnë në asnjë institucion, qoftë ai privat apo publik.
“I kërkoj falje zonjës së moshuar që po jeton në këtë kohë të pakohë dhe i uroj rehabilitim sa më të shpejtë”, ka shtuar ajo.

Si të frikshme e të tmerrshme e ka cilësuar dhunën e shpërfaqur ndaj një gruaje në moshë deputetja tjetër e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.
“Të gjitha vajzat qe ishin prezente në momentet kur është ushtruar dhunë duhet të përgjigjen para drejtësisë. Institucionet të marrin masa për të vënë drejtësi ndaj këtij rasti të turpshëm”. /Albanianpost.com