S’ka mjekë as për “ilaç”, asnjë aplikim në një konkurs të QKMF-së në Prishtinë

endra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë është duke u përballuar me mungesë të mjekëve. Pas pensionimit të disa prej tyre, në kuadër të kujdesit parësor shëndetësor nuk mund të ketë zëvendësime të reja.

Në repartin e pediatrisë në Qendrën Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë punohet vetëm nga ora 07:00 deri në 15:00, kjo pasi pediatrit kanë dalë në pension.

Kështu ka bërë të ditur zv/drejtori i QKMF-së, Rrezart Halili.

“Është zvogëluar ndërrimi i pasdites sepse kanë shkuar pediatrit në pension dhe tash po punojnë prej të hënës deri të premten prej orës 07:00-15:00 dhe janë 3-4 pediatër”, tha Halili.

Halili deklaroi se në mungesën e Pediatërve në ndërrimin e pasdites kontrollojnë mjekët familjarë.

“Udhëzimi Administrativ për Kujdes Parësor nuk lejon rekrutimin e pediatërve të rinj, por vetëm mjekë familjarë, biokimistë dhe radiolog. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shtyrë që me rastin e pensionimit të kolegëve tanë nga pediatria kemi arritur në këtë gjendje. Mjekët familjarë janë të trajnuar për kontrollin e fëmijëve atëherë pasdite kontrollet tek mjeku familjarë”, u shpreh ai për Front Online.

Halili ka bërë të ditur se QKMF ka mungesë të biokimistit dhe radiologut.

Në konkursin e fundit s’ka aplikuar askush, thotë ai.

“Reumatologu, dermatologu është pensionuar ka vetëm mjekë familjarë. Kemi mungesë të biokimistit dhe radiologu, por në konkursin e fundit nuk ka aplikuar askush”, përfundoi Halili.

Rreth 150 mjekë janë larguar nga vendi i punës vetëm në vitin 2023, sipas Odës së Mjekëve. Kurse gjatë këtij viti, 17 tjera kanë kërkuar dokumentin e pastërtisë etiko-profesionale, që nevojitet për punësim në Perëndim.