Strukturë pushimi dhe trajnimi për Policinë e Shqipërisë dhe Kosovës, Balla me Sveçlën në Vlorë

Një prej ambienteve të konfiskuara në luftën ndaj krimit, do të vihet në dispozicion të Policisë së Kosovës për sezonin e pushimeve, por edhe për trajnime të përbashkëta me policinë shqiptare.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe homologu i tij nga Kosova, Xhelal Sveçla, të martën ishin në Vlorë, ku këqyrën nga afër ambientin e sekuestruar nga institucionet ligj-zbatuese në luftën ndaj krimit.

Këshilltari kryesor i Zelenskyt tregon se cila është “situata në lidhje me kundërofensi…MPJ: Evakuohen nga Gaza tre shtetas të RMV-së të cilët më parë me dëshirë kanë qëndruar…Interi pa dy yjet e skuadrës në udhëtimin e vështirë te FiorentinaI ofroi ryshfet 50 euro një zyrtari policor për të kaluar kufirin në Han të Elezit, arr…Në arrest shtëpiak që prej 30 dhjetorit, Sali Berisha bën ecje në verandë

Ky objekt që do të vendoset në shërbim të policisë shqiptare dhe asaj të Kosovës për trajnime dhe pushime ka një sipërfaqe 3 089 metër katrorë në ndërtim dhe mbi 2 000 metra katrorë sipërfaqe rrethuese.

“Kemi marrë vendimin që pasuritë e konfiskuara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore. Bashkë me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla ishim në Vlorë ku shumë shpejt do të kemi një shtëpi të madhe pushimi dhe trajnimi për forcat e policisë”, shkruan Balla në rrjetet sociale, teksa poston dhe video nga vizita në këtë objekt.

“Bashkë me Ministrinë e Brendshme të Kosovës do të investojmë ta kthejmë në një hotel të pushimeve të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe të Shqipërisë. Le të jetë ky një model i punëve që duhet të bëjmë së bashku”, tha Balla, i cili shtoi se gjatë dimrit zakonisht dy policitë bëjnë edhe kurse trajnimi.

“Mund ta përdorim edhe për trajnimet”, tha më tej Balla.

“Gjëja e parë është që duhet një arkitekt që vlerësojë se si do modelohet për punonjësit e Policisë së Shtetit”, tha Balla.

“Me autobusë policët nisen nga Prishtina, për tre orë janë në Tiranë. Për katër orë e gjysmë në Vlorë. Nisen të premten ë mëngjes, vijnë pushojnë nga e premtja në të dielën pasdite dhe nisen sërish drejt Prishtinës”, përfundoi Balla Balla.

“Patjetër, duhet të shijojnë edhe punonjësit e Policisë pak pushim. Jo vetëm aksione të përbashkëta”, tha Svelça, duke iu përgjigjur Ballës.