Shoferët në Serbi po shprehin shqetësim për vendosjen e “super radarëve” të rinj, jo vetëm sepse matin shpejtësinë, por sepse nuk dihet saktë ku ndodhen. Ndryshe nga kamerat statike, të njohura prej vitesh, këta radarë mund të zhvendosen lehtësisht, çka e bën të pamundur “memorizimin” e lokacioneve të tyre.
Në muajt e parë pritet që pozicionet e tyre të jenë të njohura, por autoritetet nuk përjashtojnë ndryshimin e shpeshtë të lokacioneve. Për pasojë, shumë shoferë tashmë “skanojnë” rrugën në kërkim të pajisjeve të zeza që janë parë në media dhe rrjete sociale, edhe pse pak prej tyre i kanë hasur nga afër.
Sipas të dhënave të publikuara, radarët janë aktivë në 29 lokacione në mbarë Serbinë, përfshirë akse pranë qyteteve dhe segmente të rëndësishme rrugore si:
Uzhice – Bela Zemlja; Kljajiqevo – Kula; Pançevo – Alibunar (në dhe jashtë vendbanimeve); Gajdobra – Çelarevo; Pozharevac – Salakovac; Kragujevac – Ravni Gaj; Sombor – Srpski Miletiq; Pançevo – Kovin; Matarushka Banja – Ushqe; Batajnica – Zemun; Preljina – Mrçajevci; Ostruzhnica – Umka; Suboticë; Çaçak (disa segmente); Arilje – Prilike; Shabac – Majur; Kanjiža – Novi Knezhevac; Nish – Svrljig; Obrenovac – Ub; Zrenjanin – Kikinda; Valjevo; Lazarevac – Lajkovac; Minićevo – Knjazhevac, ndër të tjera.
Këto kamera janë të afta të identifikojnë njëkohësisht disa shkelje, përfshirë:
-
përdorimin e telefonit gjatë drejtimit,
-
mosvendosjen e rripit të sigurimit,
-
kalimin me dritë të kuqe,
-
parakalimin mbi vijë të plotë (përfshirë parakalimin e kolonës),
-
lëvizjen në sens të kundërt,
-
parkimin e parregullt,
-
tejkalimin e shpejtësisë momentale dhe mesatare,
-
si dhe qarkullimin me mjet të paregjistruar.
Sipas informacioneve nga JP Putevi Srbije, synimi është që me këto kamera të mbulohen rreth 100 “pika të zeza” në rrjetin rrugor të vendit, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.