Sot janë shënuar edhe dy viktima të reja në Kosovë nga koronavirusi, kanë njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Sot me datë 06.04.2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së dy pacientë me COVID-19 kanë përfunduar me vdekje.

Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinisë mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese. Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rëndë pa vetëdije.

Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femër, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese”, kanë njoftuar nga QKUK.

Gazeta Blic, nga burimet e saja brenda qeverisë në detyrë, ka marrë vesh se shumë shpejt do të ndrrohet orari i masës së orës policore.

Ky burim ka thënë se ora policore tashmë do të vendoset në periudhën kohore prej orës 06:00 të mëngjesit deri në orën 17:00 të pasditës.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi në mbledhjen e qeverisë në detyrë.

Kjo ka ndodhur për shkak të fluksit të madh të qytetarëve pas orës 16:00. Deri më tani vendimi për orën policore ishte gjatë orareve 10:00-16:00 dhe 20:00-06:00

Edhe 7 raste të reja janë paraqitur të prekur me koronavirus në Kosovë duke cuar numrin e përgjithshëm në 86.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

“Sonte më 26.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar edhe 25 mostra nga Malisheva prej të cilëve 7 rezultuan pozitive. Të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetëizolim. Ekipet e IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së”. /Spektri

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar që janë shënuar edhe 8 raste të reja me covid 19 duke cuar numrin e përgjithshëm në 79.

Njoftimi i plotë i ministrit:

Të dashur qytetarë,

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv.

Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur kemi dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.

Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë.

T’i ndihmojmë personelit shëndetësor

QËNDRONI NË SHTËPI!

MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Kosovarët kanë hapur dyert për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.Aktualisht sipas asaj që kanë treguar vullnetarët kosovarë të cilët ndodhen në zonat e rrezikut në Durrës, mbi 500 shqiptarë kanë ardhur në Kosovë për të gjetur strehim, shkruan lajmi.net.

Grupi i parë i personave ka arritur sot në mëngjes në qytetin e Pejës.

Ndërkaq, në rrjete sociale, media e shumë vende është vërejtur mobilizim i jashtëzakonshëm i shtetasve kosovarë për t’i dalë në ndihmë shqiptarëve.

Të strehuarit në tenda në Thumanë e Durrës thonë se arsyeja më e madhe që ata po kërkojnë strehë në Kosovë, është frika nga goditjet e rradhës së tërmeteve, percjell Spektri.

Për nder të shënimit të 30-vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF mbajti konferencë për medie, ku u prezantua hulumtimi mbi pasojat e ndotjes së ajrit te fëmijët.

Sipas këtij hulumtimi të bërë nga AMC-ja thuhet se në Kosovë çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur në Kosovë çdo vit ndodhin nga 852 vdekje të parakohshme. Ndërsa  më të atakuarit mbesin fëmijët, sidomos ata që jetojnë në zona urbane.

U kërkua që të merren masa të menjëhershme dhe veprim për të filluar me hapa konkret për adresimin e kësaj problematike

Donjeta Kelmendi, drejtoreshe e KOMF-it, tha se qytetarët në zona urbane përballen me ndotje të ajrit ku më të prekurit janë fëmijët

“Është iniciuar me qëllim të thirrjes për veprim për mbrojtën e fëmijëve nga ajri i ndotur. Qytetarët po përballen me ndotje të ajrit në zonat urbane ku fëmijët janë më të atakuarit“, tha Kelmendi.

Vlorian Molliqaj, Drejtor Ekzekutiv – Action for Mothers and Children (AMC), tha se ndotja e ajrit në Kosovë shkakton 852 vdekje të parakohshme.

“Sipas matjes që ka bërë ambasada e  ShBA-së në vitin 2017 gjendja alarmante vlerë e papranueshme nga OBSh-ja. Sipas të dhënave të bankës botërore është vlerësuar që ndotja e ajrit në Kosovë shkakton 852 vdekje të parakohshme, 318 raste të reja të bronkitit kronik , 605 raste të pranuara në spital dhe 11.900 vizita emergjente në çdo vit”, tha ai.

Më tej ai tregoi qe personat e ekspozuar gjatë fëmijërisë së tyre në ajër te ndotur kanë pritje për të pasur ngecje në zhvillim fizik dhe psikologjik gjatë jetës se tyre.

“Studimet tregojnë që personat e ekspozuar gjatë, sidomos fëmijët në ajër të ndotur kanë  ngecje ne zhvillim psikologjik dhe fizik. Ekspozimi në ajër të ndotur ndikon në mënyrë negative në zhvillimin e trurit të fëmijës, kujtesën bashkë veprimet sociale dhe përvetësimin e shkathtësive ne përgjithësi. Kjo i vë fëmijët në disavantazh që rriten në mjedise te tilla. Përveç fëmijëve ndotja e ajrit ndikon edhe te gratë shtatzëna shkakton abort lindje të parakohshme, peshë te ulet të fëmijës së sapolindur”, tha ai duke shtuar që ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit është faktor rreziku për paraqitjen e sëmundjeve kardiovaskulare”, tha ai, raporton EO.

Specialistja për monitorim Bukureza Surdulli dha rekomandimet sa i përket ndotjes.

“KOMF-ja u rekomandon institucioneve të të zhvillohen politika qe adresojnë ndotjen. e ajrit të zhvillohen hulumtime për ndikimin e ajrit ne shëndet hulumtime të vendeve me problematike të njëjtë të ndahet buxhet i mjaftueshëm të sigurohem të dhëna të sakta për ndotësit e ajrit, të sigurohen mënyra alternativa të ngrohjes të zhvillohej fushata vetëdijesimi për ndalimin e thëngjillit dhe fushata në shkolla”, tha ai. /Lajmi.net

Financimi dhe angazhimi i Serbisë për strukturat paralele në Kosovë po vazhdon akoma pas më shumë se 19 vjet, struktura këto që shërbejnë për destabilizimin e situatës në Kosovë.

Strukturat paralele po vazhdojnë të jenë aktiv në Kosovë, të cilat përkujdesen për destabilizimin e situatës, presionin tek serbët e Kosovës për të mos respektuar institucionet e Kosovës dhe shumë gjëra të tjera.

Këto struktura janë shtrirë qysh një kohë të gjatë në tërë Kosovën, sidomos në 10 komunat ku shumica e popullatës janë të komunitetit serbë, shkruan Gazeta Metro.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simic ka pranuar se Serbia vazhdon të financojë strukturat paralele, duke thënë se shteti serb jep rroga për qytetarët serbë në Kosovë.

“Mbi 40 mijë qytetarë në Kosovë marrin rroga nga Serbia. Kjo është fakt”, tha Simic në RTV Dukagjini.

Kurse për vitin 2020, Serbia planifikon të dërgojë në Kosovë rreth 89 milionë euro për këto struktura në Kosovë, që i shërbejnë Qeverisë serbe dhe tanimë presidentit të saj, Aleksandar Vucic.

Krejt kjo udhëhiqet nga i arrestuar dhe i dëbuari nga Kosova, Marko Djuric, person ky i cili njihet për retorikën e tij kundër pavarësisë së Kosovës dhe deklaratat e tij nxitëse në drejtim të Kosovës, shpeshherë ai bën thirrje për luftë dhe kryengritje të serbëve në Kosovë. /Ballkani

Prokuroria e shtetit ka njoftuar se ka arritur në Kosovë ekspertiza nga Zvicra për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Përmes një konference për media, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala ka thënë se sot e kanë papranuar raportin nga Ambasada e Zvicrës dhe së do t’ia dërgojnë Prokurorit të rastit dhe më pas do të bëhet publike.

“Prokuroria e Shtetit njofton se sot kemi pranuar raportin përfundimtarë për ekspertizës për rastin e Astrit Dehari. Ju njoftojmë se ky raport është i mbyllur Akoma nuk e dim se çfarë ka brenda. Ambasada e Zvicrës e ka pranuar dje zarfin dhe sot ka ardhur në Prokurori. Ne do ja dërgojmë raportin prokurorit të rastit dhe pastaj do ta njoftojmë opinionin se çfarë përmban ky raport, ju lutem edhe mdiat edhe opinion që të përmbahen deri në njoftimin nga ne”, ka thënë Shala. /Lajmi.net/

Menaxheri i shumë ndërmarrjeve të njohura i cili ndër të tjera ka punuar edhe në Bloomberg e NYFIX, para zgjedhjeve kishte dalur në mbështetje të hapur ndaj Albin Kuriti, ku edhe kishte deklaruar se nëse Vetëvendosja e Kurtit i fiton zgjedhjet, do të kthehet të investojë në ekonominë e vendit me 50 milionë euro.

E tash që Vetëvendosja i fitoi zgjedhjet, mbetët të shihen nëse biznesmeni nga SHBA’ja do t’i ndihmojë Kosovës me 50 milionë euro investim.

Ai kishte deklaruar se nuk është profesionisti i vetëm që mund ta bëjë një gjë të tillë, sepse sipas tij diaspora e do Kosovën.

Biznesmeni gjithashtu tha se Kurtin e ka njohur qysh nga koha e studimeve. Megjithatë deri në këto zgjedhje ai deklaroi se ka votuar pothuajse të gjitha partitë, por të gjitha e kanë zhgënjyer. /Kosova sot

Kjo është mundësia e fundit që Kosova të qeveriset pa korrupsion e shantazhe. Diaspora është e gatshme të ndihmoj zhvillimin e vendit. Voto për ardhmërinë që e donë. Me #6tetor unë do votoj për Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe mikun tim Albin Kurti. #ErdhiDita për ndryshime!

Publicerat av Gazmend Gjonbalaj Måndag 30 september 2019

Ajo njihet nga publiku shqiptar si një këngëtare mjaft ekstravagante dhe provokuese. Enca është mjaft aktive në rrjetet sociale, sidomos kur bëhet fjalë për evente.

Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në dasmën e vëllait të Gjikos, këngëtarja e ka shijuar shumë këtë event dhe siç duket nga postimet është kënaqur në shoqërinë edhe të emrave të tjerë të njohur të shoëbizit shqiptar.

Mesa duket meshkujt e ftuar në dasmë e kanë tërhequr aq shumë këngëtaren, aq sa po i pëlqen ideja të bëhet edhe ajo nuse në Kosovë. / Literal media