Ka humbur jetën edhe viktima e 13-të në Shqipëri i prekur nga Coronavirusi.
Ndërkohë numri i të prekurve ka shkuar në 243.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli tha se në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19.
“Deri në këto momente janë testuar 1671 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 243 raste. Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese. Shkon në 13 numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve”, tha Rakacolli.

Një 80 vjecare është shëruar nga koronavirusi. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

“Lajm i mirë: nënë Haxhierja nga Durrësi, plot 80 vjecare u shërua”, ka shkruar Rama.

Deri më tani në Shqipëri janë shëruar 40 pacientë, 10 kanë humbur jetën, ndërsa të infektuar janë 212 persona. /Spektri

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19.

67-vjeçari me inicialet Ll. N. ishte prej 10 ditësh i sëmurë dhe po trajtohej prej katër ditësh në terapi intensive në gjendje të rënduar, i intubuar. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacienti që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.

67-vjeçari është viktima e dhjetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një paciente nga Vlora, me inicialet L. M., e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv dhe në dy ditët e fundit në terapi intensive në gjendje të rëndë. Ju informojmë se pacientja që rezultonte në kartelën e spitalit infektiv në moshën 52 vjeçare, sikundër u raportua mbrëmjen e djeshme, pas verifikimeve me gjendjen civile, është 72-vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social.

Ministria e Shëndetësisë ju kërkon qytetarëve të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes dhe të mos shkojnë menjëherë në spital. /tch

Instituti i Statistikave ka bërë të ditur shifrat e të huajve dhe nënshtetasve shqiptarë të cilët kanë hyrë në vendin tonë gjatë muajit Shkurt.

Sipas INSTAT hyrja e shtetasve të huaj në vend në muajin shkurt u rrit me 13.6%, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2019.

Sipas këtij raportit në shkurt 2020, Shqipëria ka pasur 228.941 hyrje të shtetasve të huaj në vend, krahasuar me 201.597 që ishin në të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Referuar INSTAT, në muajin shkurt, shtetas shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në vend ishte 616.496, ose 16.2% më shumë se në shkurt 2019.

Kujtojmë se gjatë kësaj periudhe nëpër pikat kufitare tokësore dhe atë ajrore në Rinas, nuk pati kontrolle të specifikuara nga autoritet tona për të zbuluar raste të infektuara me koronavirus. /Spektri

Në Shqipëri numri i të prekurve ka shkuar në 123, ndërkaq pesë persona kanë ndërruar jetë. Në anën tjetër, deri më tani 10 persona janë shëruar pas testeve konfirmuese.

“Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 74 testime. Deri në këto momente testuar 930 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 123 numrin e të prekurve.
Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, 49 vjeç nga Tirana. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49-vjeçari nuk arriti të mbijetojë. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit. Ju informojmë se, deri në këto momente kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19”, ka njoftuar Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Tomini njofton se, deri më tani 10 përsona janë shëruar pas testeve konfirmuese.

“Por lajm i mirë është se 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë. Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit”, thotë ajo. /Spektri

Viti I Ri ka nisur me një lëkundje të fortë sizmike në Shqipëri.

Viti i Ri ka nisur me një lëkundje të fortë sizmike kun ë bazë të të dhënëave të faqes evropiane EMSC në orët e para të mëngjesit të sotëm një tërmet me magnitudë 4.2 ballë ka lëkundur Durrësin ndërsa epiqendra ka qenë në Detin Adriatik.

Tërmeti është ndjerë në orën 03:53 të mëngjesit të sotëm, ndërsa kishte një thellësi rreth 10 km, me largësi rreth 27 km në Veri Perëndim të Durrësit. /Lajmi.net

Me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe me urdhër të komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, FSK-ja, sot ka nisur kontingjentin e parë, me pajisje ushtarake fushore për Shqipëri. Për shkak të katastrofës nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë, një numër i madh i familjeve kanë mbetur pa kulm mbi kokë, dhe në bazë të vlerësimeve të para të bëra nga ekspertët, shumë shtëpi nuk janë të sigurta për banim. Kontingjenti i FSK-së, i cili do të mbërrijë gjatë ditës, përmban; tenda, shtretër fushorë, batanije dhe pajisje tjera përcjellëse, të cilat do të dorëzohen në Shtabin e Krizës në Republikën e Shqipërisë. Shqipëria në mëngjesin e 26 nëntorit u godit nga një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Shifra e të vdekurve nga tërmeti i së martës në Shqipëri ka arritur në 49, ndërsa të lënduar janë qindra persona./21Media

Pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi dje në Shqipëri, shumë familje tashmë kanë filluar të strehohen në Kosovë.

Në orët e mëngjesit të sotëm kanë arritur familjet e para nga Shqipëria në Pejë, ku qytetarë të kësaj komune tashmë kanë hapur dyert për t’i strehuar ata.

Sipas fotografive që ka siguruar Telegrafi shihen familjet e ardhura nga Shqipëria duke zbritur në stacionin e autobusëve në Pejë.

Thuhet se numri i personave që kanë ardhur është 60 dhe të gjithë janë akomoduar. /Zeri

Image

Ka dy muaj që Shqipëria kohë pas kohe po goditet nga tërmetet. I fundit ndodhi mbrëmë ku u përcoll me 17 lëkundjentë një pas njëshme magnituta e të cilit arriti 6.4 shkallë. Ishte shkatërrues duke shkaktuar të paktën 7 viktima si dhe 300 të lënduar të tjerë që po trajtohen në spitalet e Shqipërisë. Nga viktimat po dyshohet se ka edhe kosovarë. Viktima të tjera po raportohet të kenë mbetur nën gërmadha, ndërkohë kërkimet nga ana e qytetarëve, policisë e ekipeve të tjera janë ende duke vazhduar. Express ju sjellë në një tekst përbledhës për dhjetë orët e ferrit që qytetarët e Shqipërisë janë duke i kaluar nga goditjet e tërmteve.

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 janë lënduar nga disa tërmete të fuqishme që kanë goditur Shqipërinë. Sipas Emergjencave Civile, një person humbi jetën pasi u hodh nga banesa nga paniku, ndërsa dy të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat e një pallati në Thumanë. Po ashtu është nxjerrë një tjetër trup i pajetë nga rrënojat e një shtese të një pallati në Durrës.

Tërmeti i parë i fuqishëm i magnitudës 6.4 goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit, Tiranës dhe 10 km në veri të Durrësit. Lëkundje të tjera më të lehta janë ndjerë pas tij. Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar në orën 7:10 me magnitudë 5.4.

Deri tani raportohet për disa pallate të shembura në qytetin e Durrësit dhe fshatin Thumanë dhe dhjetëra familje kanë mbetur nën rrënoja, ndërsa qytetarët dhe ekipet e shpëtimit po tentojnë të ndihmojnë banorët e bllokuar.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ishte mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën me dhjetëra persona të lënduar nga tërmeti i fuqishëm.

“Ka lëndime të jashtëzakonshme. Shpresojmë të mos ketë viktima, pasi ka edhe të plagosur që janë në gjendje të rëndë. Të verifikohet nëse ka qytetarë që kërkojnë ndihmë. Dua të falënderoj personelin mjekësor këtu që është në gatishmëri të plotë. Të gjithë duhet të bëjmë detyrën, pasi Shqipëria është e tronditur shumë rëndë”, tha Meta.

Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili ka dalë në terren për të shkuar në Tëitter se të gjitha strukturat e shtetit janë në duke punuar intensivisht për të shpëtuar çdo jetë.

“Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura. Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë. Është një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë, të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje së bashku. Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë”, shkruan Rama.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka biseduar me kryeministrin Edi Rama për t’i ofruar ndihmën e Kosovës, pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Ndërkaq, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka biseduar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe ka mobilizuar nga autoritetet kompetente në Kosovë të mobilizojnë njësitet emergjente.

Shqipëria edhe dy muaj më parë është goditur nga një tërmet me një magnitudë 5.8 gradë të shkallës Rihter dhe intensitet 7.5 ballë. Ai u konsiderua si më i madhi i regjistruar në 20-30 vitet e fundit.

Ai tërmet u pasua nga të paktën 350 lëkundje me një intensitet më të ulët. /Express