Coop është një nga kompanitë më të mëdha të shitjes me pakicë dhe shumicë në Zvicër. Ajo është e organizuar si një kooperativë dhe ka rreth 2.6 milion anëtarë.

Si ndihmë të menjëhershme pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri, Coop dhuron 100.000 franga. Kjo shumë shkon për punën e REDOG, që është një organizatë shpëtimi në kuadrin e Kryqit të Kuq Zvuceran (SRK), e cila bën kërkim-shpëtimin e njerëzve të mbuluar nga rrënojat, thuhet në një komunikatë të publikuar nga COOP.

Coop është një nga kompanitë më të mëdha të shitjes me pakicë dhe shumicë në Zvicër. Ajo është e organizuar si një kooperativë dhe ka rreth 2.6 milionë anëtarë, shkruan albinfo.ch.

Më tutje në komunikatë thuhet se me shumën prej 100 mijë frangash Coop financon skuadrën e qenve të REDOG, të stërvitur për shpëtim. Kjo skuadër ndodhet në vendin e ngjarjes nga pasdita e djeshme, shkruan albinfo.ch. Qentë e stërvitur përbëjnë mundësinë e vetme për t`i gjetur në mënyrë efektive dhe shpëtuar të mbijetuarit në gërmadha.

Coop dhe SRK  kanë një bashkëpunim të kahershëm dhe janë partnerë strategjikë mes vete. Në këtë kuadër Coop mbështet ndihmën urgjente për Shqipërinë. /Alb info.ch

Sot 107 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti u mbaj më 28 nëntor 1912, me aktin s shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

Por, për fat të keq, Qeveria e Vlorës pati një jetë të shkurt, pasi pak më shumë  se një vit Qeveria e Vlorës u detyrua të tërhiqet dhe t’ i lëshoj vend një Qeverie të drejtuar nga një Princ i huaj i emëruar nga Fuqitë e Kohës.

Edhe më keq Shqipëria u godit në aspektin territorial, ushtritë e fqinjëve dhe luftërat ballkanike copëtuan gjysmën e territoreve të Shqipërisë, duke u aneksuar nga fqinjët, ndërsa Konferenca e Londrës e mbajtur më 1913 u pranoi pushtimet e territoreve shqiptare, duke i rrudhur kufijtë e Shqipërisë në mënyrë dramatike.

Gjysma e popullsisë shqiptare mbeten nën sundimin serbo- malazez dhe grek.

Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 u formuan edhe organet shtetërore, Pleqësia dhe Qeveria e dal nga Kuvendi i Vlorës. U ngritën forcat e armatosura dhe ato të rendit dhe nisi puna për konsolidimin e arsimit, shëndetësisë, administratës, etj. /Kallco.com

Vendet fqinje dhe disa vende evropiane kanë nisur ndihma për Shqipërinë dhe shprehën gatishmërinë për mbështjete, pas tërmeteve të mëngjesit të sotëm me epiqendër pranë qytetit të Durrësit.

Bashkimi Evropian do të dërgojë ndihma urgjente, pas kërkesës së qeverisë shqiptare për aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, i cili mbështet rastet e fatkeqësive natyrore.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se më shumë se 7 shtete kanë ofruar ndihmë me burime njerëzore dhe mjete të specializuara.

Kosova – 500 mijë euro ndihma, 110 njësi të specializuara të policisë, zjarrëfikses dhe dhjetëra mjete logjistike të Forcave të Sigurisë së Kosovës
BE – 3 skuadra kërkim-shpëtimi nga Italia, Greqia dhe Rumania.

Italia – Helikopterë ushtarakë dhe automjete dhe ekipe të ndërhyrjes së shpejtë

Greqia – Ndihmë me një ekip emergjencash. Ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të vizitojë sot Shqipërinë.
Rumania – 52 ushtarë të forcave speciale

Turqia – 8 ekspertë emergjencash dhe 2 kamionë me ndihma nga Hëna e Kuqe, ndër të tjera me çadra për 1 mijë vetë dhe batanije për 2.500 vetë.
Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave Kristos Stilianides tha se Hungaria, Gjermania, Kroacia, Franca, Estonia, Çekia dhe Turqia i kanë ofruar Komisionit Evropian ndihmën e tyre për Shqipërnë.

Maqedonia e Veriut – 100 mijë euro dhe një skuadër emergjencash prej 30 vetësh.

Mali i Zi – Një skuadër e ndërhyrjes së shpejtë.

Serbia – Një skuadër emergjence.

Bullgaria – Gatishmëri për të ndihmuar

Përveç angazhimit të shteteve të huaja, ka pasur një angazhim të lartë qytetar. Grupime qytetarësh po mbledhin ndihma në Sheshin Nënë Tereza dhe te Teatri Kombëtar në Tiranë, si dhe në Sheshin Zahir Pajaziti në Kosovë. Exit.al

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë nisur në Shqipëri pas tërmetit që la viktima.Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se ka siguruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën që Kosova do të jetë në mbështetje të Shqipërisë.“Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë. Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti”, ka shkruar Thaçi.

Ndër tjera presidenti i vendit ka njoftuar se ka telefonuar Ramën për t’i shprehur ngushëllime për viktimat që pësuan nga tërmeti.“Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë. Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti”, ka shkruar Thaçi.Në orën 03:55 të mëngjesit të sotëm Shqipërin e ka goditur një tërmet me 6.3 shkallë ku epiqendra kishte qenë Durrësi derisa dridhjet janë ndjerë edhe në Kosovë. /Blic

Ish-presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu është shprehur se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës është i domosdoshëm.

Por theksoi se Shqipëria duhet të ketë kujdes në raport me Kosovën dhe në raport me të tjerët për Kosovën.

Në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, Sejdiu tha se Shqipëria nuk duhet të flasë asnjëherë në emër të Kosovës.

“Është i natyrshëm dhe i domosdoshëm bashkëpunimi mes dy vendeve si një realitet praktik që kemi para vetes. Zgjidhja ideale është që të jemi të gjithë se bashku por zgjidhja racionale e kohës, për momentin është kjo zgjidhje që është bërë me Kosovën e pavarur dhe stabilitetin përgjithshëm që duhet të gjejnë shqiptarët në Maqedoni apo  në shtete të tjera. Kualiteti në marrëveshje duhet të shtohet.

Çështja e dytë që është shumë esenciale është kujdesi që duhet të ketë Shqipëria në raport me Kosovën dhe në raport me të tjerët për Kosovën. Janë veprime që duhet të bëhen me kujdes. Shqipëria duhet të jetë mbështetëse e vazhdueshme dhe Kosova gjithashtu e Shqipërisë por asnjëherë nuk duhet të flasë në emër të Kosovës.

Sepse kemi pasur një kureshtje të vazhdueshme, një investim të Serbisë që partnere për bisedimet për problemin e Kosovës të jetë Shqipëria, jo se shqiptarët do të gabonim apo udhëheqja shqiptare por formula kryesore ka qenë abstraktimi total i prezencës së Kosovës si një faktor që duhet të vendosë për veten e saj. Kjo nënkupton se diaspora është e Shqipërisë, se Kosova është me njerëz që kanë ardhur nga një emigrimi madh ose është zbrazur Shqipëria dhe s’ka mbetur njeri në Shqipëri dhe kanë ardhur në Kosovë”, ka theksuar ndër të tjera Sejdiu. /Telegrafi

Përmes një mesazhi solidarizues, shefja në largim e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini i shprehu keqardhjen kryeministrit Edi Rama mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e lëkundjeve të djeshme sizmike.

Mbi tërmetet shkatërruese që goditën Shqipërinë duke plagosur dhjetëra njerëz dhe shkatërruar ndërtesat dhe infrastrukturën, Mogherini uroi shërim të shpejtë për gjithë të dëmtuarit.

Po kështu nënvizoi gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ofruar ndihmë, përfshirë edhe përmes mekanizmit të mbrojtjes civile.

Për sa i përket Ramës, ky i fundit anuloi udhëtimin e tij për në New York, në javën ministrore të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, shkruan TCH.

Shqipëria sërish rekomandohet si një destinacion i preferuar turistik për vitin 2019.

“Travel Awaits”, portal i specializuar për udhëtimet, e ka renditur të dytën Shqipërinë mes 11 destinacioneve më të mahnitshme në të gjithë botën për turizëm.

“Ne jemi përpjekur të zgjedhim 11 nga destinacionet më të mira për vitin 2019, që ofrojnë pasuri kulturore, traditën, klimën dhe vendet e virgjëra, dhe produkte vendase të freskëta e me cilësi. Nëse dëshironi të bëni një udhëtim që të mbetet në kujtesën tuaj për një kohë të gjatë, ndoshta ju duhet t’i jepni Shqipërisë një shans për ta vizituar në vitin 2019”, shkruan “Travel Awaits”

“Shqipëria meriton më shumë interes”, shprehen Ellen dhe Ted Kortan të blogut amerikan të udhëtimeve “Earth Vagabonds”.

“Ne qëndruam disa javë në Shqipëri dhe na ka bërë shumë përshtypje bukuria e vendit, njerëzit ishin shumë të sjellshëm dhe i pëlqenin me të vërtetë amerikanët. Shqiptarët ishin shumë optimistë për të ardhmen e tyre dhe përcillnin një forcë dhe energji të re. Madje edhe çmimet ishin shumë të arsyeshme”, shtojnë ata.

“Shqipëria është një vend me një nga plazhet më tërheqëse të bregdetit Adriatik dhe një numër të madh vendesh të përfshira në Konventën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Nëse ende jeni duke kërkuar një plazh, një pamje alpine, ose një grimcë arkitekturore osmane, Shqipëria do të ishte destinacioni i duhur!” – shkruan “Travel Awaits”, duke ftuar turistët që ta vizitojnë.

Komuniteti i biznesit i beri apel klasës politike në Shqipëri që të normalizojë situatën politike dhe ekonomike në vend. Përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe shoqatave të biznesit bënë thirrje një zëri liderëve politikë që të gjejnë zgjidhje pa humbur kohë.

“Jemi këtu për t’u bërë thirrje të dyja krahëve të politikës që ta zgjidhin këtë krizë. Ne duam të bëhet si në biznes, ne nuk flasim sa do humbasim, ne flasim sa do fitojmë”, tha Luan Bregasi.

Zgjatja në kohë e krizës sipas shoqatave të biznesit rrit faturën për qytetarët dhe ekonominë.

“Në Shqipëria jo vetëm që ka rënë ndjeshëm qarkullimi tregtar, por ndërkohë është rritur frikshëm edhe informaliteti”, tha Nikolin Jaka.

Për momentin shenjat më të mëdha të krizës janë më të dukshme në sektorin e turizmit. Kryetari i Shoqatës se operatoreve turistikë, Enver Mehmeti tha se nëse zgjidhja nuk vjen deri në qershor pasojat do të jenë afatgjata.

Pas qershorit 2019, nëse Shqipëria, rikthehet në hartën e dyshimtë për të qenë destinacion turistik, do të na duhet një dekadë e tërë për ta rikthyer në nivelet që kemi”, tha Enver Mehmeti.

Ndërkohë lëkundjet te para sipas investitorëve po vërehen edhe në sektorët e fasonerisë dhe prodhimit që është i lidhur me eksportet ku po vihen ne pikëpytje kontratat.

Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi tashmë gjendet në Tel Aviv dhe sonte do të performojë në edicionin e 64 të Eurovisionit.

Jonida Maliqi do të këndojë “Ktheju Tokës”, në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovisionit, transmeton Koha.net.

Shqipëria synon që me “Ktheju Tokës” sonte të kualifikohet në finale.

Kujtojmë se deri më tani në finale kanë shkuar: Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia.