Ten Hag i beson Maguire: Jam i bindur se mund ta përmbysë situatën!





Harry Maguire është vendosur me “shpatulla pas muri” në këtë fillim të sezonit për paraqitjet e tij me Manchester United, por edhe me Anglinë. Mbrojtësi është autor i gafave që i kanë kushtuar klubit apo kombëtares rezultatin dhe në këtë formë, kritikat kanë “vërshuar lum” për 29-vjeçarin.

Gjithsesi, besimi nga shokët e skuadrës, por sidomos edhe nga trajneri Erik ten Hag nuk i mungon Maguire. Holandezi i Manchester United thekson me bindje se Maguire mund ta përmbysë këtë situatë të vështirë në të cilën gjendet.

“Unë jam trajneri i tij dhe më duhet ta mbështes. Por, duhet ta theksoj se nuk e mbështes vetëm sepse jam trajneri, por edhe sepse unë besoj te Maguire. Ai ka shumë kualitete dhe mund ta shohësh këtë edhe me kombëtaren e Anglisë. Jam i sigurt se mund ta përmbysë këtë moment të vështirë në të cilin gjendet, me të vërtetë jam i bindur për këtë”, tha Erik ten Hag.