“The Future” prezanton faqen e Qendrës për Punë Sociale e cila i dedikohet qytetarëve





Organizata “The Future” ka prezenuar sot portalin e Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Bujanocit.
“Faqja e internetit e Qendrës për Punë Sociale në Bujanoc është realizuar në kuadër të projektit Përmirsimi i qasjes së shërbimeve sociale, masë e Planit të veprimit për përmirësimin e shërbimeve sociale në komunën e Bujanocit për vitin 2022”, tha drejtuesi i organizatës Gëzim Murati.
Sipas Muratit, ky projekt realizohet në bashkpunim me Qendrës për Punë Sociale, ndërsa është financuar nga People In Need dhe UKAID.

“www.csr-bujanovac.rs është adresa ku qytetarët mund të informohen mbi të drejtat dhe shërbimet që ofron Qendrës për Punë Sociale në Bujanoc. Organizata The Future deri në fund të vitit 2022 do angazhohet për mirëmbajtjen e faqes e cila pastaj do kaloj në përkujdesin e QPS” ka shtuar Murati.
Prezentimi i faqes e bë në ambientet e Këndit Amerikan dhe u mundësua nga Komuna e Bujanocit.