The Guardian: Muriqi nga dhimbja me Kosovën te hero i Mallorcas ndaj Real Madridit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka marrë vëmendje të madhe nga media prestigjioze “The Guardian” pas paraqitjes së tij vendimtare me RCD Mallorca kundër Real Madridit.

Mediumi prestigjioz britanik “The Gaurdian” i ka kushtuar një shkrim të veçantë sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, duke e përshkruar rikthimin e tij si një histori të fortë emocionale.

“Vedat Muriqi la pas zhgënjimin nga humbja e Kosovës në play-off-in e Kupës së Botës për të shënuar një gol dramatik në fund, duke tronditur Real Madridin dhe duke kompletuar një kthesë emocionale brenda pak ditësh”. 

Sipas “The Guardian”, goli i tij në minutat shtesë ishte vendimtar jo vetëm për ndeshjen, por edhe për garën për titull në La Liga.

 

Lexo po ashtu
Nga paga rekord te modeli i qëndrueshëm, kthesa historike e PSG-së

“Goli i tij në kohën shtesë jo vetëm që i siguroi Mallorcas një fitore jetike, por gjithashtu i dha një goditje të rëndë shpresave të Real Madridit për titull, duke nënvizuar rëndësinë e tij për ekipin.”


Ndërkohë sulmuesi kosovar po kalon sezonin me të mirë në karrierë, duke qenë një nga golashënuesit më të dalluar në ligë dhe një faktor kyç për sukseset e Mallorcas, ku artikulli shkruan edhe për këtë pjesë duke theksuar rolin e madh që ka Muriqi te Mallorca, gjatë këtij sezoni. 

“Muriqi ka mbajtur një pjesë të madhe të barrës sulmuese të Mallorcas këtë sezon, duke shënuar një përqindje të jashtëzakonshme të golave të ekipit dhe duke u treguar i pazëvendësueshëm në luftën për mbijetesë”.

Tutje “ The Guardian” shkruan në artikull për momentin më emocional të Muriqit i cili erdhi pas ndeshjes, kur sulmuesi kosovar nuk i mbajti dot emocionet.

“I pushtuar nga emocionet pas fishkëllimës përfundimtare, Muriqi shpërtheu në lot, një reflektim i dhimbjes dhe presionit që kishte përjetuar në ditët e fundit”.