“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u kthyer më kurrë. Nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare e mrekullueshme, kush e di? Do ta zbulojmë sonte, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës. 47 vjet zhvatje, korrupsion dhe vdekje, më në fund do të marrin fund. Zoti e bekoftë popullin e madh të Iranit!”, ka shkruar Trump.
Ai ka paralajmëruar gjithashtu për mundësinë e goditjeve të rënda ndaj infrastrukturës iraniane, duke thënë:
“Ne do t’i shkatërrojmë plotësisht të gjitha centralet e tyre elektrike, puset e naftës”.
Sipas raportimeve të Associated Press, deklaratat e tilla kanë ngritur shqetësime ndërkombëtare, pasi ekspertët vlerësojnë se sulmet ndaj infrastrukturës civile mund të përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Trump i ka dhënë Iranit një afat të shkurtër deri sonte në orën 2 të mëngjesit, sipas kohës sonë, për të ndërmarrë veprime konkrete, përfshirë rihapjen e kësaj ngushtice strategjike, përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e furnizimit global me naftë.