“U bëre ti, t’i bësh diss Dafinës”- Melinda provokon sërish: Më pëlqejnë aventurat!

Nuk kemi ende një emër për atë se çfarë po ndodh mes Melindës dhe Dafinës, por duket se edhe nëse vetë këngëtaret do të ndalojnë me deklaratat ironizuese, fansat nuk e kanë ndërmend.

Jo më larg se dje, Melinda iu drejtua Dafinës duke i thënë ti veç feministe nuk je, pasi kjo e fundit kishte bërë një post falenderues për fanset e saj.

Kaq mjaftoi dhe interneti ka bërë pjesën tjetër.

Fansat tani janë ndarë në dy kampe, dhe disa prej tyre e kanë ironizuar Melindën për deklaratën e saj, por edhe ajo nuk e ka lënë me aq.

“Më pëlqejnë aventurat”, ka shkruar ajo në Threads në mënyrë sfiduese pasi dikush e pyet se si ‘guxon’ t’i bëjë diss Dafinës.

“Mendoj se keni mjaftueshëm probleme me veten, përveçse të mbështesni gjarprinjtë”, shkruan ajo në postim tjetër.

Se kur nisi e gjithë kjo ‘armiqësi’ mes tyre ende nuk e dimë, por mendojmë se siç e kanë bërë gjithmonë, vajzat do të flasin sërish vetë.