Vazhdojnë ndeshjet në ligat evropiane – e gjithë vëmendja te derbi i Mançesterit





City kundër United, derbi i Manchester ndez të dielën angleze me futbollin e Premier League që rikthehet pas pauzës së kombëtareve. Në Etihad Stadium, është Pep Guardiola kundër Erik ten Haag. Haaland është gati të ndriçojë skenën, Cristiano Ronaldo me shumë mundësi do ta nisë nga stoli për ti lënë vend Rashford. Takimi, këtë të diel të 2 tetorit në orën 15, për një nga përballjet historike të Premier League që do të mund ta ndiqni drejtpërdrejtë vetëm në Supersport.

Guardiola prezantohet në një nga takimet më të rëndësishme të vitit si i pamposhtur. Manchester City i tij ka koleksionuar 5 fitore dhe 2 barazime në 7 gara, ecuri që i bën të shpresojnë se shumë shpejt do të marrin kreun e klasifikimit. Është derbi i parë i Manchester në krahun tjetër për ten Haag që ka ringritur United pas një fillimi të vështirë.

Pas dy disfatave radhazi erdhën 4 suksese, mes tyre dy shumë të rëndësishëm: kundër Liverpool dhe Arsenal. Djajtë e kuq kanë humbur vetëm një ndeshje nga 5 të fundit, atë në Europa League kundër Real Societad, janë 12 pikët e grumbulluara deri më tani, kundrejt 17 të Manchester Cityt.

Është një sfidë historike ku mban sytë jo vetëm Anglia por gjithë bota e futbollit, City dhe United takohen në derbin e Manchester për të 188 herë. Bilanci natyrisht ju buzëqesh djajve të kuq që kanë siguruar 77 fitore, 53 ndeshje kanë përfunduar në barazim, ndërsa 57 janë fitoret e Citizens.

Historia e afërt gjithsesi ka përmbysur hierarkitë dhe shikon një dominim të pastër të Cityt, United ka humbur 17 ndeshje në Premier League, që nga aplikimi i formatit aktual, kundër Manchester Cityt.

Vetëm kundër Liverpol dhe Cheseat me respektivisht 18 dhe 17 humbje ka pësuar më shumë disfata në historinë e kompeticionit, dhe jo vetëm kaq, skuadra e udhëhequr nga Guardiola i ka fuituar të 7 ndeshjet e fundit në Premier League të luajtura në shtëpi, edhe pse tye United janë gati të japin shpirtin në fushë për ta thyer këtë statistikë për të rikthyer krenarinë e lavdisë së dikurshme, spektakli është i garantuar.