Vendet nikoqire të Evropianit: “Euro 2028” në Britani të Madhe dhe Irlandë, “Euro 32” në Itali dhe Turqi

Kampionati Evropian në vitin 2028 do të mbahet në Angli, Irlandën Veriore, Republikën e Irlandës, Skoci dhe Uells.

Kjo vjen pas Turqia u tërhoq në javën e kaluar në mënyrë që të fokusohej në pritjen e edicionit tjetër së bashku me Italinë.

Dhe kjo i hapi rrugën propozimit të pesë vendeve për të marrë dritën jeshile.

Ndërkohë, shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka konfirmuar se Turqia dhe Italia do të organizojnë kampionatin tjetër, që do të zhvillohet në vitin 2032.

Përndryshe, kampionati i vitit të ardhshëm do të organizohet në Gjermani./Klan Kosova