Zgjedhja e Sportistit të Vitit 2025 në Komunën e Preshevës

Sotë Komuna e Preshevës ka shpalluar sportistët e vitit 2025
Kryetarja e Komunës Preshevës Ardita Sinani,në shkrimin e saj në rrjetin social ka bërë publike emrat e sportistëve,si dhe ka uruar të gjithë sportistët e kësaj komune.
Zgjedhja e Sportistit të Vitit 2025, një festë e vërtetë sportive në Komunën e Preshevës
Zgjedhja e Sportistit të Vitit është më shumë se një ceremoni është një festë e sportit, përkushtimit dhe suksesit të rinisë sonë. Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë të jem e pranishme në këtë ngjarje madhështore sportive, e organizuar në mënyrë shembullore nga Qendra Sportive e Preshevës.
Qendra Sportive ka dëshmuar edhe një herë profesionalizëm, përkushtim dhe vizion në organizimin e aktiviteteve sportive, duke krijuar hapësirë për afirmimin e sportistëve tanë, për promovimin e vlerave të shëndetshme dhe për forcimin e shpirtit garues në komunitetin tonë. Këto aktivitete janë dëshmi se sporti në Preshevë po zhvillohet, po rritet dhe po merr dimensionin që e meriton.
Sportistët e zgjedhur për vitin 2025 janë shembull frymëzimi për të rinjtë tanë dhe ambasadorë të denjë të Komunës së Preshevës në arenën vendore dhe ndërkombëtare.
Sportistët e përzgjedhur – 2025:
Fidan Aliti – Futboll
Iljasa Zylfiu – Futboll
Enis Aliu – Atletikë
Ragmi Ibrahimi – Atletikë
Lina Bajrami – Atletikë
Dr. Arta Selimi – Atletikë
Kamber Kamberi – Futboll
Sumeja Xhelili – Futboll (Femra)
Valmir Zylfiu – Futboll
Amar Sadiku – Futboll
Era Kadriu – Volejboll
Edin Mustafa – Volejboll
Zymer Rrustemi – Futboll
Selim Selimin – Ping-pong
Milan Stoshiq – Basketboll
Endrit Xhelili – Futboll
Leart Aliu – Karate
Isuf Kasumi – Shah
Klubi i Hipizmit “Lugina” – Hipizëm
Urime të gjithë sportistëve për sukseset e arritura dhe falënderim i veçantë për Qendrën Sportive të Preshevës për organizimin dinjitoz dhe për kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e sportit në komunën tonë.
Sporti është krenaria jonë, ndërsa sportistët tanë janë pasuria jonë më e çmuar.