Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk do të jet pjesëmarrës në takimin me Ministrinë për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogun Social, kështu ka njoftuar kryetari i KKSH-së Enkel Rexhepi.
Sipas Rexhepit ky vendim është marr për arsye të mos zbatimit të kërkesave të mëhershme për përmirësimin e gjendjes politike dhe socio-konomike të komunitetit shqiptar që jetojnë në Luginë të Preshevës.
Ky është postimi i plotë i kryetarit aktual të KKSH-së Enkel Rexhepit:
“𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈ 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬 𝐦𝐞 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭, 𝐏𝐚𝐤𝐢𝐜𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠𝐮𝐧 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥.
Ndër vite kemi dëshmuar gatishmëri institucionale për bashkëpunim konstruktiv me të gjitha nivelet e Qeverisë ,me qëllim adresimin e temave kyçe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Kërkesa e vazhdueshme e KKSh ka qenë Zbatimi i dokumenteve dhe marrëveshjeve që vet Qeveria ka ndërmarrë për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ndërmarrjen e masave politike për realizimin e tyre në këtë rajon.
Dokumente si Plani 7-pikësh, i adaptuar dhe pranuar nga Qeveria në vitin 2013 si dhe Plani për Integrimin e Shqiptarëve në Institucionet Publike në (2023–2026) – i hartuar në vitin 2022, me pjesëmarrjen KKSh-së dhe institucioneve relevante, Marrëveshjet e Brukselit e Washingtonit ku njohja reciproke e diplomave në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë është pjesë integrale, e cila prekë drejtpërdrejtë 17 gjenerata të diplomuarish nga Lugina e Presheves, ende nuk kanë gjetur zbatim.
E mosrealizimi i tyre vështirëson edhe më tepër gjendjen e rëndë politike, sociale e ekonomike në të cilën gjenden shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Pra, përdersia Qeveria ka dështuar:
* 𝐓𝐞̈ 𝐧𝐢𝐬𝐞̈ 𝐢𝐦𝐩𝐥𝐞𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐭 𝐀𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐩𝐞̈𝐫 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐠𝐫𝐢𝐦;
* 𝐓𝐞̈ 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐞̈ 𝐝𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐭 𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢𝐧𝐣𝐯𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 – 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐚𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚 𝐥𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐢𝐭 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝟏𝟕 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐞𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐮𝐚𝐫𝐢𝐬𝐡 𝐧𝐠𝐚 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚;
* 𝐓𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈ 𝐡𝐚𝐩𝐚 𝐤𝐨𝐧𝐤𝐫𝐞𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐳𝐨𝐭𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐚 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐚𝐝𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐭 𝟕-𝐩𝐢𝐤𝐞̈𝐬𝐡.
𝐃𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐚𝐧𝐞̈𝐧 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫:
*𝐏𝐚𝐬𝐢𝐯𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐝𝐫𝐞𝐬𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬, 𝐦𝐞 𝐪𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐳𝐯𝐨𝐠𝐞̈𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐧𝐮𝐦𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐚𝐫𝐟𝐢𝐭𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐞̈𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐞𝐭𝐧𝐢𝐤𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐭 𝐌𝐞𝐝𝐯𝐞𝐠𝐣𝐞̈, 𝐁𝐮𝐣𝐚𝐧𝐨𝐜 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈.
* 𝐙𝐯𝐨𝐠𝐞̈𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐧𝐮𝐦𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫𝐯𝐞 𝐧𝐞̈𝐩𝐞̈𝐫 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞;
*𝐁𝐥𝐥𝐨𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐮𝐣𝐪𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬, 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐩𝐚𝐦𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝟗𝟓𝟑 𝐛𝐮𝐣𝐪, 𝐪𝐞̈ 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐞𝐧𝐝𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞 ;
*𝐌𝐮𝐧𝐠𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐢𝐧𝐯𝐞𝐬𝐭𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐚𝐣𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬;
Janë tregues i qartë i mungesës së vullnetit politik të Qeverisë për të vepruar përtej retorikës, duke injorimin e problemeve reale të shqiptarëve.
Për këto arsye, Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar me Ministrinë në Beograd, sepse konsiderojmë se nuk kemi nevojë për tryeza të reja, dialogim për prolongim të problemeve, por kemi nevojë për veprim, duke zbatuar ato që janë nënshkruar e miratuar. Ka ardhur koha që të përfundojë loja me dialog pa rezultate.
Presim nga Ministria si dhe Qeveria dhe institucionet e saj në Beograd të tregojnë seriozitet dhe të ndërmarrin hapa të qartë dhe të matshëm në funksion të respektimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Pra, Këshilli Kombëtar Shqiptar pret Zbatimin e dokumenteve dhe ndërmarrjen e hapave konkrete, jo “ridialogim” apo dialog të ri rreth temave të njëjta”.