Ministrja e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Aleksandra Sofronijeviq, deklaroi sot se afati për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e objekteve pa leje do të shtyhet për tre ditë, që do të thotë se kërkesat mund të dorëzohen deri të dielën, më 8 shkurt, në mesnatë.
Ajo, në një deklaratë për mediat, bëri të ditur se deri më tani kanë mbërritur mbi 1,935 milionë kërkesa në bazë të Ligjit për kushtet e posaçme për evidentimin dhe regjistrimin e të drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, i cili quhet “Svoj na svome”.
Ajo ka sqaruar se afati është zgjatur për shkak të interesimit të madh të qytetarëve dhe rritjes së menjëhershme të numrit të përdoruesve në sistem, si dhe nga dëshira që t’u mundësohet të gjithë qytetarëve që e dëshirojnë të paraqesin kërkesat e tyre.