Al-Hilali me ofertë rekorde për transferimin e Messit

Ekipi i elitës së futbollit të Arabisë Saudite, Al-Hilal, ka bërë ofertë zyrtare për t’i siguruar shërbimet e Lionel Messit në sezonin tjetër, ka shkruar gazeta spanjolle “AS” të enjten.

Për 35-vjeçarin thuhet se Al-Hilal i ka ofruar më shumë se 400 milionë euro pagë vjetore, që do ta bënte fituesin e Kupës së Botës sportistin më të paguar në botë. Raporton Koha.Net

Messi është i suspenduar nga Paris Saint-Germaini aktualisht për dy javë, pas udhëtimit në Arabinë Saudite, pa lejen e ekipit.

Ai nuk pritet ta vazhdojë kontratën me skuadrën e kryeqytetit francez dhe është në kërkim të një skuadre të re.

Messi në këtë sezon ka 20 gola të shënuar e 19 asistime në 37 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat me fanellën e PSG-së.