Albumi i ri i Yll Limanit premton lot e gëzim

Këngëtari kosovar Yll Limani është duke punuar për albumin e ri muzikor.

Albumi do të përmbaj 12 këngë, ku e veçanta kësaj radhe është se të gjitha projektet do të jenë solo.

Me anë të një fotografie të fëmijërisë, njoftoi fansat që albumi i titulluar “Tjetër” do të dalë në treg me 21 dhjetor.

“Premtoj lot & gëzim,” shkroi ai në mbishkrim.