Alili:Komuna e Bujanocit humbi projektin mbi 8 milionë dinarë për asistencë për fëmijët me nevoja të veçanta, nga Ministria për Punë Sociale në vitin 2025!

Alban Alili përmes një postimi ka reaguar ndaj neglizhncës së Komunës së Bujanocit për asstencë sociale për fëmijët me nevoja të veçanta duke theksuar se:

“Skandaloze: Komuna e Bujanocit humbi projektin mbi 8 milionë dinarë për asistencë për fëmijët me nevoja të veçanta, të parapara nga Ministria për Punë Sociale në vitin 2025!”

Sipas tij “Si pasojë, programi është ndërprerë.Fëmijët kanë mbetur jashtë sistemit shkollor për 3 muaj me radhë!Familjet pa mbështetje. 45 të rinj kanë mbetë pa punë.”

Ky është reagimi i Alilit në rrjete sociale: