Mustafi:Botohet për herë të parë në gjuhën frënge një analizë e mirëfilltë akademike mbi fenomenin e “pasivizimit” ,në Serbi

Ragmi Mustafi ka njoftuar se është botuar për herë të parë në gjuhën frënge një analizë e mirëfilt akademike mbi fenomenin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi.

 

“Botohet për herë të parë në gjuhën frënge një analizë e mirëfilltë akademike mbi fenomenin e “pasivizimit” – si mekanizëm i fshirjes administrative dhe i margjinalizimit strukturor të shqiptarëve në Serbi – në një nga fondacionet më prestigjioze në Francë” .

Ai ka theksuar se “Ky publikim shënon një moment të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e debatit mbi të drejtat e njeriut dhe të pakicave në Luginën e Preshevës, duke e vendosur këtë çështje në një kornizë më të gjerë analitike dhe krahasuese evropiane”.

Sipas tij “Ky është një hap i rëndësishëm drejt dekonstruktimit të heshtjes dhe afirmimit të së vërtetës në arenën ndërkombëtare”.

Ky është njoftimi i Mustafit në rrjetet sociale: