Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në ‘Miss Universe’, kjo është bukuroshja që do t’i përfaqësojë

Modelja Rumy Alqahtani nga Arabia Saudite do të bëjë histori duke marrë pjesë në konkursin “Miss Universe 2024”, duke shënuar herën e parë për këtë komb që merr pjesë në një spektakël të tillë.

Ajo është një fytyrë e njohur në konkurse bukurie dhe në rrjetet sociale.

Arabia Saudite do të bëjë debutimin e saj në konkursin “Miss Universe”, duke shënuar një moment të rëndësishëm për kombin islamik.

Bukuroshja Rumy Alqahtani është zgjedhur që të përfaqësojë mbretërinë saudite në këtë garë globale, shkruan media e njohur indiane Mind.

Së Krahas mbishkrimit, modelja publikoi disa fotografi të saj ku shihej e veshur me një fustan të shkurtër me shkëlqim dhe pa breza.

Ajo ka marrë pjesë në disa konkurse ndërkombëtare të bukurisë, së fundmi në konkursin “Miss dhe Mrs Global Asian” që u mbajt në Malajzi pak javë më parë. me fotot, ajo shkroi në arabisht në Instagram: “Jam e nderuar të marr pjesë në konkursin ‘Miss Universe 2024’. Kjo është pjesëmarrja e parë e Arabisë Saudite në konkursin ‘Miss Universe’”.