Barcelona blindon me kontratë të re një supertalent – La Masia nxjerr edhe një tjetër yll

Barcelona ka arritur një marrëveshje parimore me talentin 15-vjeçar të akademisë, Ebrima Tunkara, për ta vazhduar qëndrimin e tij në klub, duke siguruar kështu që një nga perspektivat më premtuese të La Masias të mbetet në Kataloni për të ardhmen e afërt.

Sipas SPORT, mesfushori/sulmuesi i majtë dhe klubi katalanas kanë shprehur kënaqësi të ndërsjellë me këtë marrëveshje, e cila pritet të zyrtarizohet në javët në vijim.

Tunkara, i lindur në Lamoi, Gambi, në vitin 2010 dhe përfaqësues i Kombëtares U17 të Spanjës, është pjesë e Barcelonës që nga kategoria pre-Benjamin.